Koordinimi i veprimeve drejt krijimit të partneriteteve efektive me diasporën, duke promovuar angazhimin e qytetarëve dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, ishte qëllimi i mbajtjes së Takimit të gjashtë Koordinues të Programit për Angazhim Qytetar, i cili mblodhi së bashku përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë nga diaspora dhe donatorë të ndryshëm që mbështesin shoqërinë civile në Kosovë.
Për t’i kontribuar diskutimit, ekspertë të diasporës të angazhuar nga parteri ynë GERMIN në kuadër të këtij programi, kanë ndarë përvojat e tyre gjatë punës disa-javore për fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.