Përfshirja më e madhe e qytetarëve në qeverisje lokale, rritja e transparencës dhe llogaridhënies, zotime këto të platformës “Open Government Partnership” (OGP) në të cilën tashmë janë përfshirë komuna e Gjakovës dhe ajo e Prishtinës, ishin temë kryesore e diskutimit në Takimin e pestë Koordinues të Programit për Angazhim Qytetar. Për t’i kontribuar diskutimit, fillimisht u prezantuan të dhënat e Raportit të Monitorimit të Konsultimeve Publike për vitin 2023, i realizuar në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadër të këtij programi.
Me qëllim të nxitjes së angazhimit të përbashkët në këtë çështje, ky takim mblodhi së bashku përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të projekteve të financuara nga USAID dhe donatorë të tjerë që mbështesin shoqërinë civile në Kosovë.