“OJQ Inkluzioni”, përmes grantit të vogël për projekt po ofron mbështetje të specializuar logopedike për fëmijë me çrregullime të të folurit përmes qasjes gjithëpërfshirëse dhe krijimit të një ambienti të përshtatshëm për zhvillim, në dy shkolla fillore në Gjilan. Gjatë këtij viti, kjo organizatë ka arritur të ofrojë afro 500 seanca logopedike për 44 fëmijë si dhe ka mbajtur 96 takime individuale me prindër në mënyrë që të përkrahet ky program i specializuar për fëmijë.
Ky grant përkrahet përmes Programit të KCSF-së, EJA Kosovë, i cili përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.
-OJQ Inkluzioni
Programi Eja Kosovë