Ka më shumë se 18 vjet përvojë në udhëheqjen e nismave për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, menaxhimin e programeve dhe projekteve të ndryshme të financuara nga donatorët dhe pune me filantropët për të mbështetur kauzat arsimore në Kosovë. Plotësisht është i bindur në transformimin socio-ekonomik të Kosovës përmes iniciativave të zgjeruara lokale të shoqërisë civile që adresojnë barazinë dhe ndihmojnë personat e margjinalizuar për të kuptuar faktorët socialë, politikë dhe ekonomikë që ndikojnë në jetën e tyre si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për fuqinë e tyre dhe të ndërtojnë kapacitetet për të kontrolluar jetën e tyre.
Pasioni i tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, përkushtimi ndaj zhvillimit shoqëror dhe ekspertizës dhe certifikimit si profesionist për menaxhimin e projekteve (PMP)® e kanë shtyrë drejt udhëheqjes së projekteve shumëvjeçare në shkallë të gjerë për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, USAID, SDC, Ambasadën e Norvegjisë, GIZ dhe donatorët tjerë. Ka menaxhuar “Projektin TechECDL” në të cilin u trajnuan më shumë se 13000 mësues para-universitarë të Kosovës në njohuri kompjuterike dhe përdorimin e kompjuterit, projektin e USAID TLP IPSC për përgatitjen 1150 kosovarëve për pranim në universitetet amerikane dhe 1000 nëpunësve publik në zhvillimin dhe udhëheqjen e politikave publike, ka iniciuar projektin “Femrat në TI – FTI” në të cilin u trajnuan 70 vajza të reja për t’u bashkuar me fuqinë punëtore të TI, si dhe mbikëqyr shumë projekte të tjera të organizuara në Institutin e Trajnimit dhe Zhvillimit në RIT Kosovë (AUK). Ka përvojë të madhe në propozimet për grante, monitorimin dhe notimin, si dhe vlerësimin e ndikimit të aktivizmit qytetar. Gjuha e tij amtare është shqipja dhe flet edhe gjuhën angleze dhe serbe.