Ruzhdiu ka doktoruar në administratë publike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Lubjanës dhe ka magjistruar në legjislacionin e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Utrehtit, Holandë. Është ekspert për planifikim dhe zhvillim strategjik, monitorim dhe vlerësim, organizim institucional në Kosovë dhe vende të tjera me 20 vjet përvojë pune profesionale si ekspert i pavarur me organizata të shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare, menaxher dhe këshilltar i lartë për shërbimin civil, përfshirë planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin, menaxhimin e burimeve njerëzore etj. në nivelin qendror e lokal të qeverisjes. Ka themeluar sistemin e planifikimit strategjik në Kosovë, përfshirë në Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë e linjës, ka hartuar disa strategji dhe sistemet e tyre të monitorimit dhe vlerësimit për qeverinë dhe institucionet e pavarura. Z. Halili vazhdimisht ofron trajnime për planifikim strategjik, menaxhim, monitorim dhe vlerësim të ciklit të projekteve etj për zyrtarë të administratës publike dhe kategori të tjera të nëpunësve në Kosovë në nivelin qendror e lokal të qeverisjes. Z. Halili ka një përvojë të gjatë pune dhe njohuri akademike në përdorimin e mjeteve dhe metodologjive për thjeshtësim administrativ me qëllim të përmirësimit të sistemeve të ofrimit të shërbimeve administrative. Ka punuar në disa projekte ndërkombëtare në Kosovë në vlerësimin e nevojave, analizën e hulumtimit dhe zhvillimin e politikave, ka kontribuar e shkruar disa raporte monitorimi dhe vlerësimi të OECD/SIGMA-s për Kosovën, si dhe shumë raporte të brendshme të qeverisë dhe dokumente të politikave që kanë të bëjnë me administratën publike. Pasi ka qenë i përfshirë në shoqërinë civile, profesionalisht si trajner e studiues, Ruzhdiu e kupton mirë dhe ka përvojë të mirë në krijimin e politikave pjesëmarrëse, barazinë gjinore dhe mbështetjen për komunitetet pakicë dhe grupet e cenuara. Gjuha e tij amtare është shqipja. Mund ta kuptojë serbishten dhe flet rrjedhshëm anglishten