Kontakt: njomza.ejupi@kcsfoundation.org

Njomza Ejupi ka filluar angazhimin në KCSF në shkurt të vitit 2024. Aktualisht është duke ndjekur studimet e nivelit master në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Para diplomimit në Shkenca Politike, Njomza ka qenë e angazhuar si aktiviste studentore dhe përfaqësuese e studentëve në Senatin e UP-së.

Paralelisht me studimet ajo ka kryer edhe praktika profesionale dhe gjatë vitit 2022 ka qenë e angazhuar edhe në fushën e gazetarisë. Interesimi i saj për të ndjekur nga afër proceset që ndihmojnë në avancimin e Organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë dhe dëshira për të kontribuar në këtë fushë në të ardhmen e ka shtyrë Njomzën që të jetë pjesë e stafit të KCSF-së ku edhe po angazhohet në aktivitetet e Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë.