Dr. Linda Hoxha është ligjëruese në Departamentin e Psikologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Dr. Hoxha ka bërë doktoratën e saj në Psikologji, në Universitetin Ludwig Maximilians, me temën “Konceptimet që kanë punonjësit kosovarë për Lidershipin Kreativ: Hulumtim me metoda të kombinuara”, dhe ka bërë magjistraturën e saj po ashtu në Universitetin Ludwig Maximilians, në Psikologji të Ekselencës në Biznes dhe Arsim, ndërsa diplomën universitare e ka marrë në Psikologji, në Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Puna e saj hulumtuese dhe interesimet e saja përfshijnë temat lidhur me lidershipin, kreativitetin, tiparet e personalitetit, faktorët motivues, stilet e prindërimit, si dhe stresin akademik. Dr. Hoxha ka punuar më parë për organizatën Save the Children International dhe për Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur, në fushën e Monitorimit dhe Vlerësimit, si dhe në Menaxhim të Projekteve. Dr. Hoxha është autore dhe bashkë-autore e një numri të konsiderueshëm artikujsh shkencorë, librash dhe raportesh.