Artani ka mbi 14 vjet përvojë pune në ndihmën për zhvillim, politikë publike, anti-korrupsion, ndihmë juridike, shoqëri civile, në sektorin publik (niveli qendror e lokal) dhe organizata donatore. Ka menaxhuar shumë projekte në Kosovë, si ndërtimi i kapaciteteve për parlament, shoqëri civile, prokurim, auditim dhe qeverisje lokale.
Punon si udhëheqës i komponentës në aktivitetin e USAID-it në Kosovë, Komunat transparente, efektive dhe të përgjegjshme, të zbatuar nga DAI Global. Ai drejton një njësi që është përgjegjëse për forcimin e organizatave të shoqërisë civile për ta gjurmuar dhe ekspozuar korrupsionin në prokurim në komunat e Kosovës. Para kësaj ka punuar si menaxher i programeve për transparencë dhe anti-korrupsion në Institutin Demokratik të Kosovës, Transparency International dega për Kosovën. Artani ishte studiuesi kryesor për vlerësimin e sistemit të integritetit kombëtar dhe mbikëqyri krijimin e qendrës së avokatisë dhe këshillimit ligjor në TI Kosova. Atje, ai avokoi për më shumë përgjegjësi e transparencë, financim të pastër politik dhe përmirësim të rolit të sinjalizuesve në Kosovë. Për më shumë se tri vjet punoi si zyrtar politik në Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX. Gjatë viteve 2007 – 2009 ka punuar për Asamblenë Qendrore të OSBE-së dhe Sektorin e Partive Politike. Atje ishte i përfshirë në koordinimin e donatorëve ndërkombëtarë që mbështetnin Kuvendin e Kosovës, në menaxhimin e programeve për ngritjen e kapaciteteve në Kuvend, në ndërlidhjen me Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe në ofrimin e mbështetjes për parti politike.
Me një përvojë të gjerë në ciklin e menaxhimit të projekteve, avokimin e qytetarëve, hartimin e politikave dhe aktivizmin e shoqërisë civile, me një sërë organizatash – vendore e ndërkombëtare – Artani ka njohuri të mira të kontekstit socio-politik në Kosovë dhe ka një teori të shëndoshë të ndryshimit, me emancipimin dhe fuqizimin e qytetarëve si gur themel të kësaj teorie. Gjithashtu ka ekspertizë në aspekte të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë që mund të shërbejnë si katalizator për këtë ndryshim. Gjuha e tij amtare është shqipja dhe flet rrjedhshëm anglishten