Ada Shima ka një eksperiencë të gjatë në udhëheqjen e projekteve të mëdha, komplekse e të financuara nga shumë donatorë në fushën e reformës së politikave të punësimit dhe zhvillimit të shkathtësive në Shqipëri dhe Kosovë. Foku profesional i saj është në sistemet e mbrojtjes sociale, me theks të veçantë në programet e tregut aktiv të punës, si dhe proceset e modernizimit në shërbimet publike të punësimit dhe sistemet informative të tregut të punës. Ka përfunduar masterin në politika sociale dhe zhvillim në Universitetin – London School of Economics and Political Science.