CFLI SCHEME

Gjatë viteve 2014 – 2019 KCSF ishte partneri vendor i Ambasadës Kanadeze për zbatimin e Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) në Kosovë. Ky Fond kishte ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për organizatat jo-për-përfitim të angazhuara në zhvillimin lokal. Thirrjet e CFLI kanë pasur të përcaktuara fushat për cilat aplikantët mund të aplikonin dhe publikimi i thirrjeve bëhej në baza vjetore. Vlerësimi i aplikacioneve në këtë skemë është bërë drejtpërdrejtë nga Ambasada Kanadeze në Zagreb, ndërsa KCSF ishte përgjegjëse për shpalljen dhe administrimin e thirrjeve, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të granteve.