THIRRJE PËR PROPOZIME

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit "Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet" – i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ofron përkrahje financiare për nismat e avokimit të organizatave të komunitetit.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj skeme është përkrahja e nismave të avokimit të organizatave me bazë në komunitet, të cilat kontribuojnë në ndryshime të shoqërisë në nivelin lokal.   

Shuma maksimale e grantit është 12,000 EUR

Informatat e tjera lidhur me Thirrjen për propozime, duke përfshirë Udhëzimet dhe formularët e aplikimit, mund të gjenden në  www.kcsfoundation.org/eugrants.

Afati për dorëzimin e propozimeve ka kaluar dhe thirrja për aplikime është mbyllur.

 

KCSF-ja ka organizuar sesione informuese lidhur me këtë thirrje për propozime për të paraqitur informata kryesore të projektit dhe procedurat e aplikimit, si dhe për të ofruar mundësi për pyetje dhe sqarime.  


 

'Për nevoja të kësaj skeme të granteve, organizata me bazë në komunitet konsiderohen të gjitha ato organizata jo-qeveritare të cilat janë janë të fokusuara në adresimin e nevojave të një grupi të veçantë të shoqërisë duke e përfshirë këtë grup në mënyrë aktive në punën e tyre, dhe kryesisht punojnë në baza vullnetare.