Adresa Fazli Grajqevci 4/a, 10000, Prishtinë, Kosovë
Tel/Fax: +381 (0)38 248 643
+381 (0)38 248 636
office@kcsfoundation.org
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

KCSF MBËSHTET 7 PROJEKTE TË CILAT KONTRIBUOJNË NË ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM ASOCIIMIT (MSA)

 


 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes grantit të financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ka përkrahur 7 projekte të organizatave të shoqërisë civile në mbështetje të zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga proçesi i integrimit Europian. 


Projektet e mbështetura synojnë mobilizimin e potencialit të organizatave joqeveritare për të kontribuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe masave të rradhitura në Agjendën për Reforma  Europiane (ERA).Këto projekte do të zbatohen në një afat kohor prej 18 muajve, derisa përkrahja e përgjithshme kap shumën prej afro 150,000.00 euro.

 

Organizatat e përkrahura janë: Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), Doku-Fest, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet- Çohu!, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Internews Kosova, dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham).

 

Fushat prioritare nga MSA dhe ERA të mbuluara nga këto projekte përfshijnë mbrojtjen e konsumatorit, konkurrencën, bujqësinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, kulturën, tregun e brendshëm dhe qasjen në tregti, arsimin profesional dhe zhvillimin e shkathtësive.

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cila është baza ligjore për shoqërinë civile në Kosovë?më shumë