LAJMI I FUNDIT: KCSF ANNOUNCES ITS SECOND EXECUTIVE PROGRAM IN COOPERATION WITH THE COLLEGE OF... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Mbështetja kanadeze për Kosovën përmes granteve për zhvillim lokal

Përmes Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI), Ambasada Kanadeze ka vazhduar gjatë vitit 2017 përkrahjen e organizatave të angazhuara në zhvillim lokal. Nga rreth 90 aplikime, pesë projekte që adresojnë fusha si barazia gjinore, shëndeti, të drejtat e njeriut, demokratizimi dhe ambienti, janë përkrahur. Grantet janë në shumën deri në 20,000 CAD.


Ndër projektet e realizuara gjatë vitit 2017, një vend të veçantë kanë pasur ato me synim fuqizimin e grave dhe komuniteteve të tjera, në nivel të përfaqësimit publik dhe kushteve më të mira.


Projekti i zbatuar nga Granti për Gratë Kosovare (K-WfW) ka punuar në ngritjen e kapaciteteve të 6 grupeve të grave në Komunën e Shtërpcës. Përmes këtij projekti, udhëheqëset e grupeve të grave kanë ndjekur trajnimit për Menaxhimin e Ciklit të Projektit (PCM), së bashku me trajnimet për çështjet financiare dhe të kontabilitetit.

 

Përmes këtyre dhe aktiviteteve të tjera, është synuar që grupet e targetuara të kenë kapacitetet për tu bërë grupe funksionale dhe të qëndrueshme, por edhe për të përmirësuar komunikimin mes njëri-tjetrit dhe me autoritetet lokale.


Projekti i zbatuar nga organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ACM) ka pasur për synim përmirësimin e qasjes në informacionin për të ushqyerit nëpërmjet burimeve të bazuara të të dhënave si aspekt thelbësor për zhvillimin e shoqërisë. Përmes aktiviteteve si zhvillimi i materialeve edukative për të ushqyerit, trajnimi i stafit të kujdesit shëndetësor primar dhe ofrimit të këshillimit për këtë temë.


Organizata The Ideas Partnership (TIP) ka zbatuar projektin që për synim kryesor ka pasur rritjen e numrit të regjistrimi dhe vijimit i shkollave publike, si përmirësimin e nivelit e performancës në mesin e fëmijëve dhe të rinjve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Fushë Kosovë. Projekti ka përfshirë aktivitete si aktivitete të së shtunës për fëmijët e moshës shkollore, klasat për fëmijët në moshën e kopshtit, klasa për prindërit, mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta, klasa të gjuhës rome dhe transport për në shkollë në periudhën e stinës së dimrit.


Përmes projektit të zbatuar nga organizata Democracy Plus (D+), është synuar ngritja e përfshirjes së grave në listat zgjedhore të zgjedhjeve lokale në komunat Vushtrri, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Obiliq. Në kuadër të projektit janë organizuar takime me partitë politike, dy tryeza të rrumbullakëta me përfaqësuesit e partive politike, trajnime veçanërisht të përgatitura për kandidatet e partive politike sa i përket relacioneve me publikun, dhënien e intervistave, organizime të komunitetit dhe të ngjashme.


Organizata Balkan Policy Research Group (BPRG) ka zbatuar projektin që për qëllim kryesor ka pasur lehtësimin e dialogut politik ashtu që do të avancohet me agjendën e shtetndërtimit të Kosovës, përmes organizimit të tryezave të rrumbullakëta me nënkryetarët e gjitha partive politike, me grupet udhëheqëse të parlamenti dhe grupit të grave, dhe me forumet e të rinjve të të gjitha partive.


KCSF si koordinator lokal i kësaj skeme, mban komunikimin me aplikantët dhe grantistët. Thirrja e radhës do të hapet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çka nënkuptojmë me Statusin për Përfitim Publik?më shumë