LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)


 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka kënaqësinë t’ju informoj që thirrja për aplikim për projekt-propozime për kontributin e shoqërisë civile në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) është e hapur.


Në kuadër të kësaj thirrjeje synojmë të mbështesim angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e prioriteteve afatshkurta të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe masave të renditura në Agjendën për Reforma Europiane (ERA).


Zbatimi i MSA-së është proces reformues gjithëpërfshirës për institucionet dhe shoqërinë kosovare. Ky proces që del nga marrëveshja e nënshkruar në mes Kosovës dhe BE-së do të përfitonte nga përfshirja e shoqërisë civile, qoftë përmes rritjes së kërkesës për qeverisje të mirë, hulumtimit dhe analizës, ngritjes së kapaciteteve ose komunikimit më të mirë.

 

Të gjitha informatat e nevojshme për aplikim, duke përfshirë udhëzimet dhe formularin për aplikim së bashku me të gjitha shtojcat mund të shkarkohen më poshtë.

 

Për të gjitha organizatat e interesuara do të organizohet një sesion informues 10 nëntor 2017ora 11:00, në zyrat e KCSF-së, rruga “Fazli Greiçevci” nr. 55, Prishtinë.

 

Aplikimet e kompletuara duhet të dërgohen më së voni deri më datë 20 nëntor 2017 në adresën email [email protected].

 

Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo detajet e aplikimit për grante mund të dërgohen me e-mail në [email protected].

 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cili është burimi i obligimeve për qeverisje të brendshme të OShC – ve?më shumë