LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

FTESË PËR OFERTA - Ofrim i trajnimeve për nëpunësit e KCSF-së

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në përkrahjen e iniciativave civile lokale, që çojnë në një lëvizje të fuqishme të shoqërisë civile, që do të promovojë një kulturë demokratike dhe për t’iu përgjigjur nevojave socio-ekonomike të Kosovës me një fokus të fuqishëm në përkrahjen dhe dhënien e kontributit për procesin e integrimit në BE.   

KCSF synon ngritjen e kapaciteteve të nëpunësve të saj në mënyrë që të ngrit efikasitetin dhe cilësinë e punës në zbatimin e programeve të saj. Për të realizuar këtë qëllim, KCSF kërkon shërbime të kompanive me specializim të shërbimeve të ngritjes së kapaciteteve (trajnimeve) në fushat e përcaktuara më poshtë:

  • Trajnim për avancim të aftësive në teknologji informative, me theks të veçantë në shfrytëzim të aplikacioneve/programeve: Microsoft Office 2016 suite (fokus në MS Word, MS Excel, MS Outlook, MS PowerPoint); Adobe Acrobat Pro (përpunim dhe ndryshim të dokumenteve PDF, si dhe krijimin e formave); dhe Microsoft Project dhe Visio.
  • Trajnim për Menaxhim të Projekteve duke u bazuar në metodologjinë dhe literaturën e Project Management Institute (PMI) dhe kredencialet e saj për CAPM dhe PMP. Ky trajnim duhet të organizohet në dy nivele, atë bazik dhe të avancuar.
  • Trajnim për avancim të aftësive të komunikimit zyrtar në gjuhën angleze (“Business English”) në të shkruar dhe të folur.


Kompanitë ofertuese duhet të ofertojnë për modulet e sipërpërmendura me pjesëmarrje për 30-32 persona të ndarë në dy grupe për secilin trajnim. Oferta duhet të përfshijë të gjitha shpenzimet e trajnimeve si materialet/literatura, shpenzimet e ligjëruesve dhe shpenzimet logjistike (salla, kafe pauzat dhe dreka) për të gjithë pjesëmarrësit në trajnime.


Ofertuesit në kuadër të ofertave të tyre duhet të prezantojnë përmbajtjen e moduleve të secilit trajnim, të specifikojnë kohëzgjatjen dhe shtrirjen kohore të secilit modul të trajnimit, si dhe të dërgojnë CV-të e trajnerëve të propozuar për çdo modul.


Për këtë proces të prokurimit nuk ka formular të veçantë dhe dosje të tenderit, prandaj kompanitë ofertuese janë të lirë të ofertojnë në format të tyre.


Për shërbimet e kërkuara, kompanitë mund të aplikojnë në partneritet, i cili duhet të theksohet qartë në ofertë si dhe kompania bartëse duhet të jetë lehtë e identifikueshme.


Ofertat duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën [email protected], deri më 03.11.2017, në ora 12:00.


Ofertuesit potencialë nuk kanë drejtë për pyetje dhe sqarime në kuadër të këtij procesi të prokurimit përmes e-mail, telefonit apo në formë vizite.
 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Si është e përfshirë shoqëria civile në programimin e IPA – së dhe EIDHR – së?më shumë