LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

KCSF MBAN TRAJNIMIN E DYTË “METODAT E AVOKIMIT” PËR GRANTISTËT E ZYRËS SË BE-SË

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizoi gjatë datave 19 dhe 20 shtator 2017, trajnimin e dytë me temë “Metodat e Avokimit” për 17 OSHC grantiste të Zyrës së BE.


Në këtë trajnim, pjesëmarrësit përfituan njohuri mbi konceptet dhe mjetet e avokimit, qasjen në identifikimin dhe përzgjedhjen e çështjeve dhe si mund të ndërtohet një fushatë avokimi mbi çështjen e identifikuar.


Gjithashtu, u trajtua roli dhe rëndësia e bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm gjatë avokimit.


Një nga pikat e tjera kyçe ishte edhe diskutimi mbi mundësitë e shfrytëzimit të mekanizmave të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar.


Po ashtu, pjesëmarrësit u informuan rreth çështjes së shfrytëzimit dhe praktikimit të ligjit për qasje në dokumente publike si dhe shkëmbimin e përvojave gjatë aktiviteteve avokuese.


Ky trajnim u mbajt në kuadër të “Skemës së granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet”, që ofron përkrahje financiare për nismat e avokimit për organizatat me bazë në komunitetit.
 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cili është organi më i lartë drejtues i shoqatës?më shumë