LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

OSHC-të trajnohen për menaxhimin e ciklit të projekteve

KCSF organizoi një trajnim treditor për organizatat e shoqërisë civile për menaxhimin e ciklit të projekteve. Ky aktivitet i mbajtur gjatë 24-26 janar 2017, solli para pjesëmarrësve bazat e menaxhimit të ciklit të projektit duke u mundësuar menaxhimin e projekteve të lidhura me fushën e organizatave përkatëse.


Trajnimi kishte për qëllim pajisjen me njohuri të menaxherëve të projektit në hartimin e tij, planifikimin, aspektet financiare, mjetet e monitorimit, krahas aspekteve të tjera të ndërlidhura. Pjesëmarrësit mësuan se si të identifikojnë problemin, të bëjnë planifikim të mirë dhe t’i shmangin vështirësitë e zakonshme në realizmin e projekteve.


Gjithashtu, ata patën mundësi të zbulojnë faktorët kritikë të suksesit dhe rreziqet e fshehura në projekte, në mënyrë që të arrihet realizimi me sukses i tyre. Ky trajnim u përmbyll në formë të punëtorisë, me ç’rast u stimuluan bashkëveprimi dhe shkëmbimi i shembujve e punës praktike ndërmjet pjesëmarrësve.


Një kënd i rëndësishëm i këtij aktiviteti ishte menaxhimi i projekteve në shekullin XXI dhe mënyrat për të përgatitur më së miri stafin për sfidat e pritshme. Rëndësi iu kushtua identifikimit të menaxherëve, të cilët duhet të kenë profilin e duhur për të shtyrë përpara realizimin e projekteve.
 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cilat lloje të aktiviteteve konsiderohen për përfitim publik?më shumë