LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

DSP - THIRRJA PËR APLIKIM PËR GRANTE INSTITUCIONALE

 

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) kanë kënaqësinë t’ju informojnë që aplikimi për grante institucionale është rihapur. Kjo do të jetë thirrja e fundit për grante institucionale në kuadër të skemës së DSP-së.


Qëllimi i përgjithshëm i DSP-së është të përkrahë zhvillimin e një shoqërie demokratike në Kosovë. Synim i DSP është arritja e ndryshimeve të dukshme dhe të qëndrueshme të cilat kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë.

Gjatë viteve 2014 – 2018, përveç përkrahjes për projekte që kanë ndikim në shoqëri, DSP ofron edhe përkrahje institucionale për organizata të cilat i përcjellin sistematikisht dhe i nxisin këto ndryshime. Deri më tani DSP gjithsej ka përkrahur 18 organizata me grante institucionale, të cilat me punën dhe angazhimin e tyre po kontribuojnë në zhvillimin demokratik të vendit. Nga grantet institucionale pritet që përmes fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile, të njëjtattë rrisin kërkesën ndaj institucioneve dhe të marrin rol aktiv në kërkim të shërbimeve të cilësisë së lartë, qeverisjes së mirë dhe integrimit të pakicave.

 

Grantet institucionale u mundësojnë organizatave të shoqërisë civile t’u përmbahen agjendave të tyre dhe të investojnë kohë të konsiderueshme në fusha të rëndësisë së veçantë. Përkrahja financiare për zhvillim institucional është e paraparë për t’i mbështetur organizatat të cilat janë apo kanë potencial të bëhen, bartës të ndryshimit në fushën e pjesëmarrjes qytetare, qeverisjes së mirë, transparencës, marrëdhënieve ndëretnike dhe barazisë gjinore. Grantet institucionale poashtu mundësojnë që partnerët e DSP-së t’i ndërtojnë kapacitetet e brendshme organizative dhe tematike. Grantet institucionale u mundësojnë organizatave të fokusohen në strategjitë e tyre dhe paralelisht me fuqizimin e kapaciteteve të brendshme organizative të jenë zëri i qytetarëve në fushat tematike që ato mbulojnë. Grantet institucionale u mundësojnë organizatave që ti adresojnë çështjet e identifikuara në formë konsistente dhe sa herë që ato shfaqen pa pasur nevojë që ato të planifikohen saktë sikurse në rastin e granteve për projekte. Organizatat mund të financohen për 12-14 muaj.

OJQ-të e interesuara duhet të plotësojnë formën e aplikimit për grante institucionale së bashku me të gjitha shtojcat. Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyrat e KCSF-së më së voni deri në ora 16:00 të datës 29 qershor 2017.

Udhëzuesin për aplikim, formën e aplikimit dhe të gjitha informatat shtesë mbi projektin DSP mund t'i gjeni në linkun www.kcsfoundation.org/dsp.

Çfarëdo pyetje e lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo detajet e aplikimit për grante mund të dërgohen me e‐mail në [email protected].

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cilat projekte përkrahen nga Programi për përkhraje të shoqërisë civile (Civil Society Facility)?më shumë