FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

DSP - THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIME NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË MBETURINAVE

 

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) kanë kënaqësinë t’ju informojnë që thirrja e veçantë për aplikim për projekt propozime në fushën e menaxhimit të mbeturinave është e hapur.


Situata aktuale e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë është mjaft brengosëse për shkak të shumë arsyeve. Problemet kyçe kanë të bëjnë me infrastrukturën joadekuate, që si pasojë prodhon një menaxhim dhe trajtim joadekuat të problemeve operacionale si p.sh mungesa e zbatimit  të reformave që kërkohen me ligj, zbatimi i pamjaftueshëm i politikave dhe i legjislacionit, mbulueshmëri të pamjaftueshme me shërbimet për mbledhjen e mbeturinave, niveli i ulët i inkasimit, vazhdueshmëria  e deponive ilegale etj. Këto sfida rezultojnë me problemin e rritjes së vazhdueshme të gjenerimit të mbeturinave, gjë që prodhon pasoja negative për mjedisin ku jetojmë dhe për shëndetin publik.

Duke i marrë parasysh këto probleme, projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike  (DSP II) ka vendosur të hapë një thirrje të veçantë për aplikim për projekt propozime në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Pritet që këto projekte të kenë kontribut të drejtpërdrejt në Objektivën I të DSP-së: Qytetarët e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile rrisin kërkesën ndaj institucioneve dhe marrin rol aktiv në kërkim të shërbimeve të cilësisë së lartë, qeverisjes së mirë dhe integrimit të pakicave .

Qëllimi i përgjithshëm i DSP-së është të përkrahë zhvillimin e një shoqërie demokratike në Kosovë. Synimi afatgjatë i DSP‐së është arritja e ndryshimeve të dukshme dhe të qëndrueshme, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë.

OJQ-të e interesuara duhet të plotësojnë formën standarde të aplikimit për grante për projekte së bashku me të gjitha shtojcat. Aplikacionet e kompletuara duhet të dërgohen më së voni deri me datë 14 qershor 2017.

Të gjitha informatat shtesë mbi projektin e DSP-së përfshirë udhëzuesin për aplikim për menaxhim të mbeturinave dhe formën e aplikimit i gjeni në linkun www.kcsfoundation.org/dsp.

Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo detajet e aplikimit për grante mund të dërgohen me e‐mail në [email protected].

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çfarë është konsultimi?më shumë