FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

KCSF diskuton Indeksin e Shoqërisë Civile me donatorët kryesorë në Kosovë

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) prezantoi dhe diskutoi dje të gjeturat kryesore Indeksit Kosovar për Shoqëri Civile 2016, me komunitetin e donatorëve të huaj në Kosovë.


Kjo ngjarje, e cila përfshiu 17 udhëheqës dhe përfaqësues të donatorëve kryesorë në Kosovë, u organizua në bashkëpunim e Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Agjencinë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).


Gjatë prezantimit të indeksit u trajtuan informatat kryesore mbi gjendjen e shoqërisë civile në Kosovë, të gjeturat mbi strukturën e sektorit, kornizën ligjore, qeverisjen dhe kapacitetet e brendshme.


Gjithashtu, mori vëmendje angazhimi qytetar, qasja në fonde, ndikimi i perceptuar i nismave të OSHC-ve dhe ambienti i jashtëm në të cilin vepron shoqëria civile.


Këto të gjetura përfaqësojnë sfidat dhe prirjet kryesore të sferës jofitimprurëse në Kosovë, dhe mund të shërbejnë si bazë mbi të cilën hartohen politika që synojnë mbështetjen apo bashkëpunimin me  shoqërinë civile.


Ndër pikat kryesore ku u përqendrua diskutimi i donatorëve, ishin pjesëmarrja qytetare në organizata dhe nisma të shoqërisë civile, puna vullnetare dhe përfshirja e shoqërisë civile në politikë-bërje.


Përfaqësuesit e donatorëve, mes të cilëve edhe zyra zhvillimore të vendeve të ndryshme dhe ambasada, diskutuan edhe qasjen e tyre në përkrahjen e sektorit jofitimprurës, si dhe sfidat dhe rrethanat ekonomike, sociale dhe politike ku operojnë organizatat e shoqërisë civile.


Raporti i plotë i Indeksit Kosovar për Shoqëri Civile 2016 është publikuar në fund të vitit 2016 [vegëzat e raportit, përkatësisht sipas gjuhëve shqip, anglisht dhe serbisht].


Gjithashtu, janë të qasshëm online edhe treguesit kryesorë të Indeksit, të vizualizuar në këtë vegëz.
 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cilat janë dallimet në mes të shoqatave dhe fondacioneve?më shumë