LAJMI I FUNDIT: OSHC-TË E BALLKANIT MBLIDHEN NË PRISHTINË PËR TË RRITUR... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

FTESË PËR OFERTA - Shërbime të promovimit për KCSF-në (Ref.no.: 01/KCSF/2017)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe përkrahjen e procesit të integrimit europian të Kosovës. Aktivitetet kryesore të KCSF-së shtrihen në informim dhe ngritje të kapaciteteve të sektorit jo-qeveritar, përkrahje financiare të nismave të shoqërisë civile dhe hulumtim dhe avokim në fushat e zhvillimit të shoqërisë civile dhe integrimit europian.

KCSF ka përpiluar strategjinë afatgjate të komunikimit me publikun, që parasheh një numër të intervenimeve me qëllim të komunikimit të punës dhe promovimit të organizatës dhe të programeve të saj. Për të realizuar qëllimet e kësaj strategjie, KCSF kërkon shërbime të kompanive me specializim të shërbimeve të marketingut, si dhe të marrëdhënieve me publikun.

Specifikimi i shërbimeve të kërkuara është i paraqitur në termat e referencës përkëtë shërbim, të cilat i gjeni të bashkëngjitura më poshtë.

Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë portofolin me punë të ngjashme që kanëbërë për klientët në 5 vitet e fundit, si dhe ofertën financiare për çdo produkt/shërbim të cekur në termat e referencës.


Përshërbimet e kërkuara, kompanitë mund të aplikojnë në partneritet, që duhet të theksohet qartë në ofertë, ndërsa kompania bartëse duhet tëjetë lehtë e identifikueshme.


Ofertat duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën [email protected], deri më 28.02.2017, në ora 12:00.


Për çfarëdo pyetje rreth termave të referencës apo kërkesë për sqarim, ju lutem dërgoni pyetjet në formë emaili në adresën [email protected] Pyetjet në telefon apo vizitat në zyre nuk lejohen. Afati për dërgimin e pyetjeve është deri më datën 20.02.2017. Të gjitha pyetjet si dhe përgjigjet e KCSF në këto pyetje do të publikohen në uebfaqen e organizatës, tek vegëza e dedikuar për publikimin e termave të referencës për këtë shërbim.


Kemi kënaqësinë që t’ju ftojmë të ofertoni.
 
 

 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çka është IPA - Instrumenti i Paraanëtarësimit?më shumë