LAJMI I FUNDIT: KCSF shpall Programin Ekzekutiv në Bashkëpunim me Kolegjin e... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

KA PËRFUNDUAR PAKOJA E TRAJNIMEVE BAZIKE

Me trajnimin me temë “Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës”, ka përfunduar cikli prej gjashtë trajnimesh, të organizuara në kuadër të Pakos së trajnimeve për organizatat e shoqërisë civile.

 

Sa u përket obligimeve ligjore, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë u nënshtrohen një varg obligimesh ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. I dizajnuar specifikisht për organizatat e shoqërisë civile, në këtë trajnim dyditor u trajtuan aspektet kryesore ligjore dhe konceptet që lidhen me legjislacionin tatimor të Kosovës. Qëllimi parësor i këtij trajnimi ishte që të shpjegojë në përgjithësi Ligjin mbi TVSh-në, Ligjin për Tatim në të Ardhura Personale dhe Ligjin për Tatim në të Ardhura të Korporatave, si dhe mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimeve, raportimet e blerjeve mbi 500 euro, si dhe raportimet tjera të kërkuara sipas Administratës Tatimore. Ligjërueset Zana Llapashtica dhe Hasime Shabanaj ofruan po ashtu edhe shumë shembuj konkretë dhe ushtrime praktike për të ilustruar sa më qartë legjislacionin tatimor.

 

Ndryshe, moduli i Pakos së Trajnimeve Bazike u përbë nga 6 trajnime 2-3 ditore, temat e të cilave u dizajnuan për të avancuar aftësitë e përfaqësuesve të organizatave që të angazhohen për mirëfunksionimin e organizatave të shoqërisë civile, sidomos të atyre të cilat janë themeluar rishtazi. Nga ekspertët më të kualifikuar të fushave përkatëse, njëzetë organizatat pjesëmarrëse në këto gjashtë trajnime, patën mundësinë të prekin tema të rëndësishme. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, përkrahur nga Ambasada e Suedisë, organizoi këtë Pako të Trajnimeve Bazike, me qëllim ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çfarë trajton Ligji për Liri të Asociimit në OJQ?më shumë