FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

FTESË PËR APLIKIM: TRAJNIMI “STANDARDET MINIMALE PËR PROCESIN E KONSULTIMIT PUBLIK”

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të aplikuar për pjesëmarrje në trajnimin “Standardet minimale për procesin e konsultimit publik”.

 

Nga 1 janari 2017 ka hyrë në fuqi Rregullorja për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik. Kjo rregullore përcakton një numër të obligimeve që Qeveria duhet t’i plotësojë gjatë procesit të konsultimit publik, e që ofrojnë mundësi për shoqërinë civile që të kontribuojnë në procesin e politikëbërjes dhe ligjbërjes në nivel të Qeverisë.

KCSF do të organizojë trajnime për organizatat e shoqërisë civile në mënyrë që ato të aftësohen për të dhënë kontribut sa më domethënës në procesin e konsultimit publik sipas kësaj rregulloreje. Programi i trajnimeve organizohet bazuar në një Marrëveshje Bashkëpunimi që KCSF ka nënshkruar me Zyrën për Qeverisje të Mirë të Zyrës së Kryeministrit.

Pjesëmarrësit në këto trajnime do të kenë mundësinë të njohin nga afër parimet e përgjithshme të pjesëmarrjes qytetare dhe elementet praktike të kontributit të shoqërisë civile në procesin e hartimit të politikave dhe ligjeve në nivel të Qeverisë. Në kuadër të këtij programi të trajnimeve do të ofrohen informacione mbi dokumentet, format dhe teknikat e konsultimeve publike, duke u bazuar në rregulloren përkatëse.

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhja e  pjesëmarrësve

Të drejtë aplikimi kanë përfaqësuesit e të gjitha organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë, të cilat planifikojnë të përfshihen në procesin e politikëbërjes dhe ligjbërjes në nivel të Qeverisë, e që nuk kanë vijuar këtë trajnim më parë.

Programi i trajnimeve do të ofrohet në secilën prej komunave të mëposhtme, në datat përkatëse:

1.    Prizren, 15-16 shkurt 2017
2.    Pejë, 22-23 shkurt 2017
3.    Gjilan, 1-2 mars 2017
4.    Mitrovicë, 8-9 mars 2017

Trajnimet do të jenë 2 (dy) ditore dhe do të mbahen për grupe prej 20 personash. Trajnimet do të mbahen në gjuhën shqipe dhe do të ofrohen pa pagesë.

Kriteret për aplikim:

•    Të interesuarit për të marrë pjesë në trajnim duhet të aplikojnë on-line, në këtë link;
•    Aplikantët duhet të kenë parasysh që pozita e tyre e punës në organizatë duhet të jetë e ndërlidhur me procesin e politikëbërjes dhe avokimin në nivel të institucioneve qeveritare;
•    Aplikimi duhet të dëshmojë synimin e organizatës për tu angazhuar në proceset vendimmarrëse gjatë vitit 2017.


KCSF do të trajtojë vetëm aplikacionet e plota dhe do të përzgjedhë përfaqësuesit e organizatave të cilët plotësojnë kushtet e lartpërmendura.

 

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.


Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit.
Informata më të hollësishme rreth procesit të aplikimit mund të gjeni në www.kcsfoundation.org, apo të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në 12:00 në numrin e telefonit  038 248 636.

 

Afati i fundit për aplikim është 10 shkurt 2017, ora 12:00.   

                                             Përkrahur nga:

                                              
 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çka është IPA - Instrumenti i Paraanëtarësimit?më shumë