LAJMI I FUNDIT: KCSF shpall Programin Ekzekutiv në Bashkëpunim me Kolegjin e... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Formohet Grupi i avokimit WB6: Shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku drejt integrimit

 

 

Zhvillimet e fundit në skenën botërore, e sidomos në Bashkimin Europian, i kanë dhënë rrjedhë të re agjendave politike në tërësi. Në kuadër të Bashkimit Europian, “agjenda” më e prekur pa dyshim se është ajo e zgjerimit. Me zhvillimet e fundit që afektojnë negativisht politikën e zgjerimit, integrimi në BE i shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk duket të jetë skenar shpejtë dhe as lehtë i realizueshëm.


Pas vitesh përkushtimi për shtyerjen përpara të këtij procesi, është e qartë që avokimi nuk mund të mbetet vetëm në nivel qeverishë. Shoqëria civile duhet të përfshihet në këtë proces si urë komunimi. Për t’i dhënë mbështetje dhe për të shpejtuar integrimin, organizata të shoqërisë civile nga gjashtë shtetet e rajonit, bashkuan forcat duke themeluar në shtator të vitit 2016 iniciativën “WB6”. Grupi i avokimit përbëhet nga Albanian Institute for International Studies, European Movement in Montenegro, European Movement in Serbia, Foreign Policy Initiative BH, European Policy Institute in Skopje dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. WB6  synon të shërbejë si vlerë e shtuar në punën e bartësve të këtij procesi, në radhë të parë administratave publike përkatëse për ecjen përpara në agjendën europiane. Grupi, veprimtarinë e vet do ta shtrijë në ҫështjet në të cilat shoqëria civile mund të luajë një rol të rëndësishëm përballë publikut të gjerë në Bashkimin Europian, shteteve anëtare dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në hapat e deritanishëm të shteteve të rajonit drejt integrimit, potenciali i plotë i mjeteve të avokimit nuk është shfrytëzuar. Në bazë të këtij përfundimi nga një hulumtim paraprak, WB6 ka hartuar Strategjinë e Avokimit për Integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Strategjia u publikua muajin e shkuar në Bruksel, në zyren ndërlidhëse të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, në prani të zyrtarëve institucionalë të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga rajoni dhe më gjerë. Strategjia synon t’i bashkërendojë akterët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në nisma të avokimit për integrimin europian të shteteve të rajonit. Për t’i kontribuar tejkalimit të pengesave të shfaqura në rrugën e shteteve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit dhe për të përmirësuar imazhin e rajonit, WB6 do të nxisë përkrahjen e politikëbërësve dhe vendimmarrësve në institucionet e BE-së në Bruksel, shtetet anëtare të BE-së dhe të atyre në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në arritjen e këtyre qëllimeve, Grupi i avokimit WB6 do të kryejë hulumtime e do të publikojë raporte për të ofruar një bazë të qëndrueshme mbi të cilën do të iniciohet dialogu në mes të hisedarëve.

Për informata më të hollësishme rreth Grupit të avokimit WB6 dhe aktiviteteve të tij, klikoni këtu.

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

A mund të zëvendësojë pjesëmarrja qytetare përgjegjësitë kushtetuese të institucioneve publike?më shumë