LAJMI I FUNDIT: OSHC-TË E BALLKANIT MBLIDHEN NË PRISHTINË PËR TË RRITUR... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR ANËTARËSIM NË RRJETE RAJONALE/NDËRKOMBËTARE UDHËZUES PËR APLIKIM

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në hartim dhe zbatim të politikave, të cilat prekin komunitetin dhe publikun e gjerë përmes nxitjes së veprimeve të përbashkëta me partnerët, ofron përkrahje financiare për anëtarësim të OJQ-ve në rrjete rajonale/ndërkombëtare.


KUSH MUND TË APLIKOJË?
Organizatat joqeveritare të regjistruara në Kosovë.

 

KRITERET PËR APLIKIM:
Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen individualisht dhe do të vlerësohen nga komisioni bazuar në këto kritere:

  • Përfitimet që do të ketë organizata, shoqëria civile dhe vendi nga ky anëtarësim.
  • Përputhshmëria e misionit, fushëveprimtarisë së organizatës aplikuese me misionin, fushëveprimtarinë e rrjetit në të cilin kërkohet anëtarësimi.

Përparësi do të kenë organizatat, të cilat nuk mund të mbulojnë pagesën e anëtarësisë nga ndonjë burim tjetër.

 

ÇKA FINANCOHET? 

 

Pagesa e anëtarësisë (membership fee).

 

Të gjitha informatat rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, përfshirë formën e aplikimit dhe udhëzuesin për aplikim, mund të shkarkohen në www.kcsfoundation.org. Aplikuesit do të njoftohen rreth vendimit të komisionit më së voni 30 ditë nga data e aplikimit. 

 

Të gjitha pyetjet lidhur me aplikimin për grante nga kjo skemë mund të dërgohen në postën elektronike [email protected].


Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Kur do të ketë thirrje për propozime të reja nga programi për përkrahje të shoqërisë civile (CSF)?më shumë