LAJMI I FUNDIT: KCSF shpall Programin Ekzekutiv në Bashkëpunim me Kolegjin e... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Trajnime specifike

Me qëllim të adresimit dhe plotësimit të nevojave specifike që mund t’i kenë OShCtë dhe institucionet publike, Qendra ofron mundësinë e organizimit të trajnimeve specifike.

 

OShC-të/institucionet publike të interesuara për të përfituar nga ky shërbim duhet të shprehin interesimin e tyre në Qendër përmes plotësimit të formës elektronike për “trajnime specifike” e cila mund të shkarkohet në www.kcsfoundation.org apo të merret në zyrat e KCSF-së. Stafi i Qendrës do të përkujdeset për mbledhjen, sistemimin dhe organizimin e trajnimeve bazuar në kërkesat e pranuara. 

 

Hapat që duhet ndjekur për të parashtruar kërkesën për një trajnim specifik:

  • Identifikoni nevojën për ngritje kapacitetesh në kuadër të stafit;
  • Kontaktoni Qendrën;
  • Plotësoni formën për aplikim për trajnime specifike;
  • Stafi i Qendrës do të përgjigjet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve.

 

Kriteret për të përfituar nga trajnimet specifike: 

  • Çështja të cilën mendoni ta adresoni duhet të jetë në kuadër të pesë fushave të ekspertizës të cilat i mbulon Qendra;
  • Numri i stafit të organizatës/institucionit tuaj të interesuar për trajnim nuk mund të jetë më shumë se tre (3);
  • Për organizimin e trajnimit specifik duhet që të jenë së paku pesë (5) kërkesa nga organizata/institucione të ndryshme.


Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cilat janë obligimet e OJQ-ve ndaj DRNOJQ – së?më shumë