FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Rrjetëzimi

Duke qenë të përkushtuar për ngritjen e bashkëpunimit brendasektorial dhe më gjerë, KCSF-ja është nismëtare dhe anëtare e një numri rrjetesh të organizatave të shoqërisë civile në nivel kombëtar, rajonal dhe europian. 


KCSF-ja është anëtare e rrjeteve të mëposhtme:


Platforma CIVIKOS – iniciativë e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë që ka për qëllim krijimin e një mjedisi të përshtatshëm formal për bashkëpunim të sektorit të shoqërisë civile dhe Qeverisë së Kosovës.


Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) – iniciativë e organizatave që merren me zhvillimin e shoqërisë civile nga 9 shtete të Ballkanit, e që angazhohen për fuqizimin e shoqërisë civile në Ballkan nëpërmjet ndarjes dhe zhvillimit të praktikave dhe koncepteve lokale dhe fuqizimin e aktorëve të shoqërisë civile.

 

PASOS – rrjet europian i organizatave think-tank që angazhohen për promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe vlerave të shoqërisë së hapur.

 

CIVICUS  – ose Aleanca Botërore për Pjesëmarrjen e Qytetarëve, është aleancë ndërkombëtare e anëtarëve dhe partnerëve që përbëhet nga një rrjet organizatash me ndikim në nivelet lokale, kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, dhe përfshin spektrin e shoqërisë civile. Në definicionin e shoqërisë civile CIVICUS përfshin: rrjetet dhe organizatat e shoqërisë civile, sindikatat, rrjetet me bazë fetare, shoqatat profesionale, OJQ-të, organizatat për zhvillim të kapaciteteve; fondacionet filantropike dhe organet e tjera të financimit.

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

A mund të organizojë OSHC-ja aktivitet me qëllim të ngritjes së fondeve?më shumë