LAJMI I FUNDIT: KCSF shpall Programin Ekzekutiv në Bashkëpunim me Kolegjin e... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

PROGRAMI I AVANCUAR I TË DREJTËS DHE EKONOMISË EUROPIANE

Riga Graduate School of Law në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Letonisë ka filluar zbatimin e projektit të ri të trajnimit "Programi i avancuar i të Drejtës dhe Ekonomisë Europiane", financuar nga qeveria e Letonisë dhe dizajnuar me një fokus të veçantë në rajonin e Partneritetit Lindor të BE-së dhe Azisë Qëndrore. 

 

Kush mund të aplikoj

Në këtë program mund të aplikojnë aplikantët potencialë të interesuar që përfaqësojnë zyrtarët publik, shoqërinë civile dhe akademinë, nga vendet në vazhdim: Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Armenia, Bjellorusia, Azerbajxhani, Uzbekistani, Kazakistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Kirgizistani si dhe Kosova. Afati i aplikimit online është 1 korrik 2014. Periudha e studimit do të jetë nga 15 shtator - 5 dhjetor 2014.

Pëshkrimi i programit
Programi i trajnimit 12 javorë me kohë të plotë, të organizuar nga Riga Graduate School of Law, do të ketë një qasje ndërdisiplinore që është i bazuar në mësimdhënie dhe transferimin e njohurive praktike përmes vizitave studimore institucionale në Riga, Bruksel dhe Luksemburg, dhe duke u fokusuar në të kuptuarit e aspekteve ligjore, ekonomike dhe politike në kuadër të Bashkimit Europian.


Pjesëmarrësit e programit do të përfitojnë nga kontributet e partnerëve të projektit që përfshijnë Institutin e Letonisë për Çështje Ndërkombëtare, Shkollën e Stokholmit për Ekonomi në Riga, Universitetin e Letonisë, dhe Institutin Europian për Administratë Publike.

 

Programi për grupin e 15 të përzgjedhurve, të pranuar në program, është pa pagesë. Përveç kësaj, financimi i projektit do të mbulojë udhëtimin dhe akomodimin e pjesëmarrësve në Riga, si dhe një mëditje modeste për shpenzimet e jetesës në Riga. Udhëtimet dhe shpenzimet e tjera po ashtu do të mbulohen edhe për vizita studimore. Pjesëmarrësit pritet të kontribuojnë në formën e pjesëmarrjes aktive dhe përkushtimit plotë  gjatë programit 12 javësh. 

 

Për më shumë vizitoni linkun http://www.rgsl.edu.lv/en/study-at-rgsl/advanced-programme/objectives/.

 

Në rast se keni pyetje shtesë. ju lutemi kontaktoni:

Ulla Zumente-Steele, Programme Coordinator

e-mail: [email protected]

website: www.rgsl.lv 

 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çfarë është informimi?më shumë