LAJMI I FUNDIT: OSHC-TË E BALLKANIT MBLIDHEN NË PRISHTINË PËR TË RRITUR... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Promovimi

Informata më poshtë është përgatitur për të siguruar që aktivitetet e përkrahura ose bashkë-organizuara plotësisht apo pjesërisht nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) të përfshijnë informata mbi burimin e përkrahjes dhe ta informojnë publikun e gjerë për aktivitetet e zhvilluara.

Udhëzimet më poshtë ndihmojnë për identitetin e shkruar dhe vizual të KCSF-së gjatë zbatimit të aktiviteteve. Këtu specifikohen kërkesat dhe udhëzimet për takimet, materialet e shkruara, prezantimet, botimet, prodhimet audio dhe video, komunikatat për shtyp, dhe çdo komunikim tjetër i jashtëm. Udhëzimet caktojnë elementet që duhet të përdoren gjatë veprimeve të lartpërmendura dhe prezantojnë mostrat që duhet t’i përdorin përfituesit e granteve.

Vini re se udhëzimet më poshtë nuk vlejnë për skemat e granteve të administruara dhe menaxhuara nga KCSF.


KËRKESAT E VIZIBILITETIT
Të gjitha organizatat partnere dhe të përkrahura (të plotë apo të pjesërishëm) udhëzohen për promovimin adekuat të veprimit të cilin e zbatojnë si dhe të përkrahjes apo asistencës nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Projektet dhe aktivitetet e ndryshme kërkojnë qasje specifike për komunikimin e zbatimit, qëllimin apo rezultatin përfundimtar të projektit dhe/apo burimin e financimit të projektit. Seksionet në vijim tregojnë komunikimin e mundshëm të llojeve të përgjithshme të aktiviteteve të përkrahura ose bashkë-organizuara nga KCSF-ja.

Organizatat duhet ta përdorin letër shkrimin standard në krye të letrës, mirëpo duhet ta shtojnë edhe logon e KCSF-së kur komunikojnë për çështje që ndërlidhen me veprimin në fjalë. Identiteti grafik i KCSF-së duhet të vendoset dhe ta ketë madhësinë e njejtë me atë të organizatës partnere.

Për aktivitete apo veprime që nuk përmenden më poshtë, organizatat partnere të KCSF-së duhet të konsultohen me administratën e KCSF-së dhe të marrin udhëzime të qarta mbi vizibilitetin.

 

Aktivitetet e Caktuara për Komunikim

Në vijim janë disa nga elementet e planit për komunikim dhe vizibilitet:

  • Komunikatat për shtyp
  • Konferencat për shtyp
  • Fletushkat, broshurat dhe buletinet informative
  • Webfaqet
  • Banerat
  • Artikujt promovues
  • Fotografitë
  • Prodhimet audio-vizuale
  • Ngjarjet publike dhe vizitat
  • Fushatat informative
    IDENTITETI VIZUEL I KCSF-së

    Llogoja e KCSF-së:

     




    Shkarko llogon (CDR)

    Shkarko llogon (JPG) 

     

     

      R: 20, G: 118, B: 181
      C: 86, M: 49, Y: 5, K: 0

      R: 221, G: 221, B: 219
      C: 12, M: 9, Y: 11, K: 0

      R: 28, G: 35, B: 43
      C: 81, M: 70, Y: 58, K: 68

     

    Vërejtje e KCSF-së:

    “Ky botim është realizuar me përkrahjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KCSF-së.”

     

    Skema e dokumenteve zyrtare të përkrahur ose bashkë-organizuar nga KCSF:

    Shkarko skemen e dokumenteve zyrtare

     

    Regjistrohu në KCSF

    Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

    Informatori Elektronik i KCSF-së

    më shumë

    Pyetjet më të shpeshta?

    Cilat janë përfitimet e organizatave me Status për Përfitim Publik?më shumë