Shoqëria civile

Garancitë ligjore për të drejtat themelore

Niveli i zhvillimit të shoqërisë civile ndër të tjera varet edhe nga ambienti ligjor, përkatësisht garancitë ligjore që shteti i ofron për ushtrimin e veprimtarisë së OShC-ve. Të drejtat themelore që duhet t’i gëzojnë qytetarët në vendet demokratike përfshijnë dhe nuk kufizohen në: Lirinë e asociimit; Lirinë e shprehjes së mendimit të lirë; Lirinë e ushtrimit të veprimtarisë pa ndërhyrjen e organave shtetërore; Lirinë për bashkëpunim dhe rrjetëzim me organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare etj. E drejta për ushtrimin e këtyre lirive duhet të garantohet edhe për personat jurdikë – OJQ, biznese etj. – që  vendosin të bashkëpunojnë për avacimin e qëllimit të tyre të përbashkët, qoftë ai për përfitim të publikut të gjerë apo të vetë anëtarëve.

Organizatat e shoqërisë civile duhet të gëzojnë të drejtën e organizimit të brendshëm – bazuar në parimet demokratike dhe legjislacionin në fuqi – pa ndërhyrjen e organeve shtetërore apo palëve të tjera. Shteti duhet të mbrojë organizatat e shoqërisë civile nga cenimi i veprimtarisë së tyre nga palët e tjera. Organet shtetërore mund të ndërhyjnë në punën e OShC-ve, përveç nëse ashtu e parasheh ligji; në rastet kur veprimet e OJQ-ve nuk janë në përputhje me parimet demokratike; kur cenohet siguria shtetërore; kur cenohet liria e të tjerëve; për parandalim të krimit etj. Këto të drejta duhet të garantohen për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim moshe, gjinie, race, përkatësie etnike apo orientimi seksual.

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çka është ngritja e fondeve?më shumë