Fondet për Shoqëri Civile

Programi për përkrahje të shoqërisë civile – CSF

Instrumenti më i ri përmes të cilit Zyra e BE-së programon fondet IPA në Kosovë quhet Programi për përkrahjen e shoqërisë civile (Civil Society Facility). Programi për përkrahjen e shoqërisë civile është një program i Komisionit Europian, i cili mbështet zhvillimin e shoqërisë civile për të qenë pjesë aktive në debate publike për demokraci, të drejta të njeriut, përfshirje sociale dhe sundim të ligjit, dhe ndërton kapacitetin e tyre për të ndikuar në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse.

 

Përkrahja financiare për sektorin e shoqërisë civile gjatë vitit të fundit është 1.1 milion euro dhe zbatohet përmes 5 projekteve, të cilat kanë filluar së zbatuari në dhjetor 2012. Projektet zbatohen nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Iniciativa për Zhvillim të Bujqësisë në Kosovë (IADK), Qendra Europiane për Çështje Minoritare (ECMI), Saferworld dhe World Vision. Këto projekte do të mbështesin përpjekjet e shoqërisë civile në krijimin e kushteve të nevojshme për një dialog konstruktiv, sistematik dhe efikas, dhe një partneritet në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare në të gjitha nivelet e qeverisjes, si dhe përpjekjet në fuqizimin e ndikimit të të rinjve në politikëbërje dhe vendimmarrje që ndërlidhen me zhvillimin socio-ekonomik dhe përfshirjen e tyre në procesin e integrimit në BE. Gjatë vitit 2013, Zyra e BE-së ka pasur edhe një thirrje për propozime dhe janë kontraktuar OJQ të reja për të zbatuar objektivat e CSF-së, si BIRN, KIPRED, NORMA etj. 


Skema e re për grante e këtij programi për Kosovë lansohet përmes thirrjeve për propozime. Të gjitha informatat e nevojshme do jenë në dispozicion në uebfaqen e Zyrës së BE-së në Kosovë: http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo. Përfitues të EIDHR-së mund të jenë të gjitha organizatat e shoqërisë civile, organizatat jofitimprurëse publike dhe ato të sektorit privat, organet shtetërore, rajonale dhe ndërkombëtare, organizatat ndërqeveritare ndërkombëtare dhe ato rajonale, si dhe personat fizikë, kur ndihma e tyre është e nevojshme për arritjen e qëllimeve të EIDHR-së.

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cilat janë obligimet e organizatave me Status për Përfitim Publik në Kosovë?më shumë