LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
Integrimi europian

Mekanizmat dhe struktura e bashkëpunimit shoqëri civile – institucione të BE-së

Komunikata e Bashkimit Europian e vitit 2009 “Kosova – përmbushja e perspektivës europiane” propozoi një dialog politik të intensifikuar që u quajt Dialogu i procesit të Stabilizim – Asociimit (DpSA). Ky dialog zhvillohet në rrafshin politik dhe atë teknik (sektorial). Qëllimi kryesor i takimeve politike dhe teknike në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim – Asociimit është përcjellja dhe monitorimi i reformave të Kosovës dhe procesi i përafrimit me BE-në. Në kuadër të dialogut politik çdo vit OShC-të ftohen në një takim i cili zhvillohet një ditë para seancës plenare të DpSA-së, ku kanë mundësi  të japin vlerësimet dhe shqetësimet e tyre për zvhillimet e fundit, ndërsa përfaqësuesit e KE-së këto pyetje dhe çështje i ngrenë në takimin zyrtar plenar mes KE-së dhe autoriteteve kosovare.

Në nivel teknik ekzistojnë shtatë takime sektorale mes autoriteteve të Kosovës dhe përfaqësuesve të Komisionit Europian. Që nga viti 2011 OShC-të ftohen dhe kontribuojnë me ekspertizën e tyre varësisht nga fusha që diskutohet në takime të veçanta sektorale në mes KE-së dhe shoqërisë civile.

Mekanizëm tjetër i bashkëpunimit është kontributi i OShC-ve për Raportin e Progresit për Kosovën. Që nga vitit 2005, KE-ja rregullisht monitoron progresin e arritur në Kosovë përmes raporteve vjetore të progresit. Raporti i Progresit përshkruan shkurt marrëdhëniet në mes Kosovës dhe BE-së, si dhe vlerëson të arriturat në bazë të 3 kritereve të Kopenhagës, ato politike, ekonomike dhe standardet europiane.

Zyra e BE-së në Kosovë për çdo vit i fton OShC-të e Kosovës për të dhënë kontributin e tyre për fusha të ndryshme, të cilat mbulohen nga Raporti i Progresit dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në prezantimin e pasqyrës sa më reale të progresit dhe sfidave të vendit.

Që nga viti i kaluar OShC-të kosovare po ashtu kontribuojnë në programimin dhe përcaktimin e prioriteteve në kuadër të asistencës financiare, si dhe dokumenteve të tjera kyç që synojnë përkrahjen e shoqërisë civile në kuadër të agjendës së zgjerimit.

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cilët janë donatorët kryesorë në Kosovë që përkrahin shoqërinë civile?më shumë