LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Profili

E themeluar në vitin 1998 dhe zyrtarisht e regjistruar në vitin 1999, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në përkrahjen e iniciativave civile lokale, që çojnë në një lëvizje të fuqishme të shoqërisë civile, që do të promovojë një kulturë demokratike dhe për t’iu përgjigjur nevojave socio-ekonomike të Kosovës. Perspektiva e integrimit europian të Kosovës i ka sjellë KCSF-së një fokus të fuqishëm në çështjet e lidhura në kornizën e BE-së për Ballkanin Perendimor dhe Kosovën në veçanti.

                                             

Programet kryesore të KCSF-së janë:

    • Programi për zhvillim të shoqërisë civile
    • Programi për integrim europian
    • Fondet për shoqëri civile

    Megjithatë, edhe pse të ndarë në programe, një numër i madh i projekteve dhe aktiviteteve të KCSF-së janë të ndërlidhura dhe ndërmirren në kuadër të tre programeve. Grupi i synuar i KCSF-së janë orgnizatat e shoqërisë civile, autoritete publike dhe mediet.

                                                   

    PROGRAMI PËR ZHVILLIM TË SHOQËRISË CIVILE është i fokusuar në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për funksionim të shoqërië civile, dhe atë përmes:


    Krijimi i një ambienti të përshtatshëm për shoqëri civile:

    Avancimi i kornizës ligjore;

    • Rritja e pjesëmarrjes qytetare;
    • Vënia e standardeve për financim publik të OShC-ve;
    • Kontribuimi në strukturim të bashkëpunimit në mes të shoqërisë civile dhe Qeverisë;
      Ngritja e njohurive për sektorin e shoqërisë civile:
      • Përkrahja e orgnizatave të shoqërisë civile;
      • Ofrimi informatave relevante dhe studimeve për shoqëri civile;
      • Informim i rregullt mbi zhvillimet e fundit në sektor;
      • Ngritja e kapaciteteve për OShC.

       

      PROGRAMI PËR INTEGRIM EUROPIAN është i fokusuar në ngritjen e njohurive për procesin e integrimit europian dhe avancimin e agjendës Europiane të Kosovës, përmes:


      Ngritja e njohurive për procesin e integrimit europian:
      • Informim i rregullt mbi zhvillimet fundit;
      • Ngritja e kapaciteteve për BE-në (në nivel bazik dhe të avancuar);

      Avancimi i agjendës europiane të Kosovës:

      • Strukturimi i bashkëpunimit në mes të shoqërisë civile dhe Qeverisë në procesin e integrimit europian;
      • Komunikim i rregullt me Komisionin Europian.


      PROGRAMI I FONDEVE PËR SHOQËRI CIVILE është i fokusuar në përkrahjen OShC-ve vendore të angazhuara në fushën e demokratizimit, pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies, barazisë gjinore dhe minoriteteve.
       
      Përveç financimit të OShC-ve, KCSF, përmes komponentës së monitorimit të organizatave përfituese synon që të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes së brendshme të tyre dhe ngritjen e cilësisë së zbatimit të projekteve. Poashtu, organizatave përfituese u ofrohen trajnime për ngritje të kapaciteteve dhe këshillim gjatë punës.

      Përmes skemës se granteve për shoqëri civile, KCSF synon që të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit në mes të donatorëve dhe fuqizimin e partneriteteve strategjike në mes të të gjithë hisedarëve. Aktualisht, KCSF është e angazhuar në analizimin e prioriteteve strategjike të donatorëve të huaj në Kosovë, programeve për shoqëri civile, si dhe mekanizmave për implementimin e tyre.

      Regjistrohu në KCSF

      Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

      Informatori Elektronik i KCSF-së

      më shumë

      Pyetjet më të shpeshta?

      Cilat janë dallimet në mes të shoqatave dhe fondacioneve?më shumë