LAJMI I FUNDIT: KCSF shpall Programin Ekzekutiv në Bashkëpunim me Kolegjin e... më shumë
Shoqëria civile

Parimet themelore

Organizatat e shoqërisë civile ushtrojnë veprimtarinë e tyre në pajtueshmëri me rendin juridik dhe kornizën ligjore të aplikueshme në vendin në të cilin veprojnë, dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Në rrafshin ndërkombëtar janë disa nivele që i përcaktojnë parimet kryesore të së drejtës së sektorit jo për përfitim, duke filluar nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Rekomandimi CM/Rec(2007)14 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës për shtetet anëtare rreth statusit ligjor të organizatave joqeveritare në Europë, etj. Legjislacioni kombëtar duhet të jetë në përputhje me parimet e dokumenteve ndërkombëtare. Në Kosovë, liria e asociimit është e garantuar me Kushtetutë. Regjistrimi nuk është i obliguar, edhe pse shumica e organizatave të shoqërisë civile që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë janë regjistruar si OJQ.

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Cilat janë obligimet e OJQ-ve ndaj DRNOJQ – së?më shumë