Çmimet e DSP-së
Për ti promovuar nismat e suksesshme që kanë kontribuar në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë, DSP jep çmime për individët ose organizatat/entitetet e dalluara në secilën prej fushave programore. Afati i fundit për nominime është 27 mars 2012, ora 12:00.më shumë
Aktivitetet e fundit
Çmimet e DSP-së -
Për ti promovuar nismat e suksesshme që kanë kontribuar në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë, DSP jep çmime për individët ose organizatat/entitetet e dalluara në secilën prej fushave programore. Afati i fundit për nominime është 27 mars 2012, ora 12:00.më shumë...
Vizita studimore institucioneve të BE së nga ana e Shkollës për Integrim Europian -
Në kuadër të programit të Shkollës për Integrim Europian u realizua vizita studimore institucioneve të Bashkimit Europian në Bruksel. Pjesëmarrësit më të suksesshëm të gjeneratës XII dhe XIII të Shkollës për Integrim Europian zhvilluan vizitë studimore institucioneve të Bashkimit me çrast u takuan me disa deputetë të Parlamentit Europian që mbulojnë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, zyrtarë të DP për Zgjerim, ekspert nga BE-ja, zyrtar të lartë nga Këshilli i BE-së, gazetarë kosovarë dhe me ambasadorin e Kosovës të akredituar në shtetin Belg.
Gjatë kësaj vizite pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin nga afër punën e institucioneve të BE-së dhe të diskutojnë rreth funksionimit të Bashkimit Europian, për politikën e zgjerimit, marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Kosovën, liberalizimin e vizave dhe tema të tjera me rëndësi për prespektivën Europiane të Kosovës.më shumë...
Tryezë diskutimi dhe ekspozitë fotografike për Vitin Europian të Vullnetarizmit 2011 -
Në kuadër të shënimit të Vitit Europian të Vullnetarizmit 2011, KCSF organizoi tryezë diskutimi ku u diskutua për veçoritë dhe sfidat e vullnetarizmit në Kosovë. Po ashtu u organizua dhe një foto ekspozitë me temën: Vullnetarizmi në Kosovë.më shumë...
